A po i shmangesh Dumanit që po ikën nga Kuvendi, përgjigjet Sali Berisha

27 Tetor 2025 | 13:04

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat pak pasi u ndërpre për disa minuta seanca plenare. Berisha gjatë fjalës së tij u pyet nga gazetarët nëse po shmanget përballja e tij me kreun e SPAK, Altin Dumanit në Kuvend.

Berisha u shpreh se nuk ka asgjë personale me Dumanin. Ai theksoi se në rastet kur ka pasur diçka për të thënë e ka thënë. Kryedemokrati shtoi se ai ka hallin e qytetarëve dhe prandaj bën pyetje e debate për të mbrojtur interesat e tyre.

“S’kam asgjë personale unë. Ato çfarë kam pasur i kam thënë më shumë se çdo njeri tjetër. Kam hallinë  qytetarëve. Nëse kërkoj të bëjë pyetje, debate, është për të mbrojtur interesin e qytetarëve”, u përgjigj ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026