Mungon avokati, shtyhet seanca në GJKKO për Bardh Spahinë

3 Nëntor 2025 | 12:36

Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën e marrjes në pyetje të deputeti demokrat njëherësh ish-kryebashkiak i Shkodrës Bardh Spahia. Spahia pritej të merrej në pyetje këtë të hënë

Shkak mungesa e mbrojtësit ligjor të Spahisë, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Spahia shprehu pëlqimin përpara gjykatës për tu pyetur nga prokurorja Dorina Bejko, me prezencën e avokatit të tij.

Seanca e radhës u caktua në datë 12 nëntor ora 09.30.

Spahia, i cili u zgjodh deputet më 11 maj nga lista e hapur e Partisë Demokratike në Shkodër, po gjykohet për veprën penale “pengime për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës”.

Spahia është kallëzuar nga shtetasi Mark Molla që pretendon se ish-kryebashkiaku e ka shkarkuar nga detyra si drejtor i ujësjellësit, pa të drejtë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau me thikë fqinjin në Rrogozhinë, Gjykata e Durrësit cakton masën “Arrest në burg” për 27-vjeçarin

Gjykata e Durrësit ka caktuar këtë të mërkurë masën e sigurisë “Arrest në burg” për 27-vjeçarin Meklajd Meçaj, i akuzuar për vrasjen me thikë të...
10:38 | 24/06/2026

Rama: Do lançojmë programin i ri kombëtar të Rilindjes Urbane 2.0, do të jetë ndërhyrje gjithëpërfshirëse

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka marrë pjesë në eventin për infrastrukturën nëntokësore në zonat urbane. Në fokus të këtij eventi ishte sistemimi i...
10:26 | 24/06/2026

Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit

Pas mbledhjes në selinë e Partisë Socialiste me drejtuesit politikë dhe kryeministrit Rama, gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, solli më shumë detaje mbi atë...
10:14 | 24/06/2026