Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 5 vite burg për Alqi Bllakon
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dhënë konkluzionet për Alqi Bllakon, ish-sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës.
Prokurori Dritan Prençi ka kërkuar që Bllako të shpallet fajtor për korrupsion pasiv në dy raste dhe dënimin e tij me me 5 vite burg, ndërsa përmes gjykimit të shkurtuar, dënimi do të reduktohet në 3.4 vite.
Gjithashtu SPAK ka kërkuar që Bllako të pezullohet nga ushtrimi i funksioneve publike për një periudhë prej 5 vitesh.
Prokurori ka njoftuar Gjykatën se nuk ka asnjë vendim tjetër të formës së prerë nga Gjykata e Durrësit që lidhet me lirinë me kusht të Bllakos në lidhje me vendimet e mëparshme.
Rasti pritet të kalojë për shqyrtim në gjykatë, ku do të vendoset përfundimisht mbi kërkesat e Prokurorisë.
Ky është rasti i dytë që Bllako përballet me një pretencë lidhur me inceneratorin e Tiranës, pasi Apeli i Gjykatës së Lartë (GJKKO) e ka rikthyer çështjen për rigjykim në shkallën e parë.
Në vendimin e parë, i cili u prish nga Apeli, Bllako ishte dënuar me 4 vite burg, që u ulën në 2.8 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.
I pandehuri Alqi Bllako mori fjalën në sallën e gjyqit, ku deklaroi se: “Në vendimin e arsyetuar nuk gjenden veprimet e mia të ligjshme apo të paligjshme si Sekretar i Përgjithshëm. Sekretari i Përgjithshëm nuk ka rol në përcaktimin e kontratës së koncesionit; këtë të drejtë për hartimin dhe zhvillimin e saj e kanë vetëm anëtarët e komisionit të koncesionit. Akuzat për korrupsion pasiv janë ngritur ndaj meje pa kryer asnjë analizë të saktë. Klodian Zoto ka pasur marrëdhënie të drejtpërdrejta me anëtarët dhe kryetarët e komisionit. Kur u krye vlerësimi i ofertuesve dhe shpallja e fituesit të koncesionit, unë nuk isha në detyrë si Sekretar i Përgjithshëm. Nuk ka pasur asnjë urdhër nga ministri që të mbikëqyrja projektin. Sa i përket punësimit të zotit Bezhani pranë kompanisë së Klodian Zotos, në momentin kur ai filloi punë në nëntor, nuk kishte lidhur kontratë me inceneratorin e Elbasanit apo Fierit. Nuk kam asnjë lidhje me zotin Bezhani; kur unë fillova punën në këtë ministri, ai ishte aty. Kërkoj të shpallem i pafajshëm. I kërkoj gjykatës të marrë parasysh edhe gjendjen time familjare, sidomos të njërit prej fëmijëve, ku sipas mjekëve mungesa e prindit po rëndon gjendjen e tij”
Ndërsa mbrojtësit e Alqi Bllakos kanë argumentuar se në procedurën për inceneratorin e Tiranës, deri në krijimin e idesë dhe nënshkrimin e kontratës, ai nuk ka pasur asnjë rol vendimmarrës, duke qenë vetëm përcjellës i shkresave administrative dhe pa përgjegjësi për vendimet e marrë nga autoritetet përkatëse.
“Në procedurën për inceneratorin e Tiranës, deri në krijimin e idesë dhe nënshkrimin e kontratës, janë zhvilluar 15 mbledhje dhe janë përpiluar 16 procesverbale. Autori i kontratës ishte ministri dhe anëtarët e komisionit të koncesionit, duke përfshirë dy përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe përfaqësues të Bashkisë; emri i Alqi Bllakos nuk figuron në asnjë rast. Për efekt të detyrës, Bllako ka përcjellë tre shkresa, ndërsa vendimmarrjet më të rëndësishme kanë nisur pas mbledhjes së 11-të. Ai ka bërë të ditur gjykatës se pas mbledhjes së 11-të nuk ka qenë pjesë e Ministrisë, por në Presidencë. Alqi Bllako ka funksionuar si kancelari i gjykatës, duke përcjellë vendimet tek palët, por pa përgjegjësi për përmbajtjen e tyre. Ai nuk ka pasur rol vendimmarrës në çështjen e inceneratorit të Tiranës”, thotë pala mbrojtëse.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk