Ambasadori i BE i dorëzon Ramës progres raportin: Kemi hyrë në fazë vendimtare

5 Nëntor 2025 | 11:21

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato i dorëzoi kryeministrit Edi Rama progres raportin e KE për Shqipërinë.

Në një konferencë të përbashkët për mediat me kreun e qeverisë shqiptare Gonzato përgëzoi autoritetet shqiptare për ato që i cilësoi rezultate të shkëlqyera në mbylljen e grup kapitujve, ndërsa nënvijëzoi se procesi i negociatave ka hyrë në një fazë vendimtare.

“Raporti i këtij viti publikohet në një moment të rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në BE. 5 nga 6 kapituj janë hapur. E gjithë kjo është arritur me shpejtësi të jashtëzakonshme dhe dua të përgëzoj autoritetet shqiptare për këtë rezultat të shfrytëzojmë këtë mundësi unike, pasi po hyjmë në një fazë vendimtare, ku do të testohet vullneti dhe aftësia e Shqipërisë për t’u përafruar me legjislacioni e BE. Shqipëria ka përmbushur 21 masa reformuese nga 2024 që bëri që KE të disbursojë 93 mln euro për Shqipërinë. KE është gati të mbështesë Shqipërinë për të përmbushur objektivin e saj për anëtarësim deri në 2027. Shqipëria duhet të ruajë dhe përshpejtojë ritmin e reformave, hapat konkretë që janë përcaktuar për vendet aspirante, janë aq të rëndësishme sa pa përmbushjen e tyre nuk mund të mbyllet asnjë kapitull”, tha Gonzato.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026