Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë reagon për barazinë gjinore: Duhet të ruajmë vlerat

5 Nëntor 2025 | 20:03

Në një deklaratë për shtyp, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë , KNFSH, ka ritheksuar qëndrimin e tij të mëparshëm në lidhje me projektligjin “Për Barazinë Gjinore”. Sipas këshillit, ky pozicion mbetet i palëkundur dhe i qartë, ashtu siç ishte shprehur në dokumentet e mëparshme të dërguara tek institucionet përkatëse.

Në deklaratën e tij, KNFSH thekson se është e rëndësishme të ruhet balanca mes vlerave themelore të familjes, traditës shoqërore dhe morale shqiptare, si dhe parimeve të besimeve fetare që udhëheqin këtë shoqëri, duke siguruar një atmosferë respekti dhe mirëkuptimi ndërmjet grupeve të ndryshme.

Këshilli Ndërfetar theksoi gjithashtu angazhimin e tij për të vazhduar dialogun dhe bashkëpunimin me institucionet shtetërore dhe shoqërinë civile. Kjo do të ndihmojë në forcimin e harmonisë ndërfetare dhe krijimin e një shoqërie të drejtë, të barabartë dhe të qëndrueshme.

Në përfundim, KNFSH shpreh dëshirën për bekimin e Shqipërisë dhe të gjithë qytetarëve të saj, duke kërkuar një të ardhme paqësore dhe të bashkuar për të gjithë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026