Shfrytëzonte dy kineze për prostitucion, arrestohet 47-vjeçarja në Tiranë
Është arrestuar këtë të enjte një 47-vjeçare, shtetase kineze, pasi shfrytëzonte dy shtetase të tjera kineze për prostitucion në apartamentin ku këto të fundit banonin.
Në kuadër të operacionit të koduar “Foreign 3” u arrestua shtetasja kineze F. Z., 47 vjeçe, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
Ndërkohë, ka nisur procedimi penal për shtetaset kineze D. W., 44 vjeçe, dhe L. C., 46 vjeçe, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”, pasi kishin përshtatur apartamentin e tyre për këtë veprimtari kriminale.
Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë