Inteligjenca artificiale në zgjedhjet e 2027, përgjigjet Celibashi
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi gjatë deklaratës për mediat është pyetur nga gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu nëse KQZ e shikon te mundshme për ta aplikuar Inteligjencën Artificiale për zgjedhjet e 2027 si projekt pilot.
Celibashi në përgjigjen e tij u shpreh se IA po përdore globalisht dhe se nuk ka pse të mos përdoret në proceset zgjedhore.
“IA në rastin e zgjedhjeve mund të përdoren në shumë aspekte të procesit zgjedhor. Ne e panë si më dobi për ta përdorur gjatë procesit të numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit.
Përdorimi i IA nuk shmang komisionarët ose numëruesit sepse duhet dikush që i shfaqe fletët e votimit para një kamere. Në kuptim të kohës dhe saktësisë për gjykimin dhe vlerësimit tonë do të ishte e udhës te përdoret në te ardhmen nëse do të përdorim ketë mënyre manual te numërimit.
Për sa kohe inteligjenca artificiale po përdoret globalisht, nuk ka pse te mos përdoret në proceset zgjedhore. Pastaj se në cilin moment ose aspekt të saj mund të diskutohet”, tha ai.
LEXONI GJITHASHU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura