Mbledhja e kryetarëve të degëve të PD-së, Berisha: Zgjedhjet ishin një farsë

11 Nëntor 2025 | 14:21

Gjatë mbledhjes me krerët e degëve të Partisë Demokratike, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Shqipëria ndodhet në një situatë ku “është instaluar një regjim”.

Berisha akuzoi qeverinë për dhunimin masiv të votës së lirë të shqiptarëve dhe shkeljen e ligjit ndërkombëtar, si dhe për përdorimin e potencialeve të shtetit për të “grabitur votën e qytetarëve”.

“Në zgjedhje u përdorën të gjitha burimet dhe potencialet tashmë të çertifikuara, të dokumentuara. Shpërblimi apo dhurata prej 100 eurosh për pensionistët. Falja e gjobave dhe kamatave prej 200 e sa milionë euro. Rritja me 8 herë e subvencioneve për fshatin. Punësimi i përkohshëm në dhjetëra e dhjetëra raste. Krahas këtyre, ju jeni dëshmitarë se policia politike elektorale e patronazhistëve, në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës, u vërsul me egërsi që të kontrollonte vullnetin e zgjedhësve shqiptarë.

Në narkoshtetin e parë dhe të vetëm të Europës, u shpërndanë 183 licenca për të mbjellë 28 mijë hektarë kanabis kundrejt vetëm 200 hektarë që parashikon ligji. Të gjitha këto bënë që vëzhguesit ndërkombëtarë të qëndrojnë me ndershmëri, me integritet në anën e zgjedhësve shqiptarë.

Të gjitha këto janë deklarata të tyre. Të gjitha këto dëshmojnë se zgjedhjet ishin një farsë. Se fusha e garës ishte krejt e pabarabartë. Por po t’u shtojmë këtyre një faktor po kaq madhor sa të gjithë këta të tjerët, kontrollin qeveritar të 90 përqind të medieve, nga i cili qytetarët shqiptarë nuk morën dot informacionin, u mashtruan. Ky kontroll i mediave është një nga armët, dhe ndoshta arma më e rrezikshme e diktaturës autoritare të Edi Ramës ndaj shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026