Foto ekskluzive/ Plumbat goditën edhe makinën e një të riu që priste nënën në Rinas

12 Nëntor 2025 | 21:10

Deputeti i PD-së, Besart Xhaferi, solli në emisionin “Now me Erla Mëhillin” një foto ekskluzive nga vendngjarja në Rinas, ku duket se plumbat e atentatorëve kanë prekur edhe një automjet “Passat” që ishte i parkuar aty pranë.

Sipas Xhaferit, automjeti i përkiste një anëtari të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, i cili ndodhej në makinë në momentin e atentatit, ndërsa priste nënën e tij që po kthehej nga Spanja me të njëjtin avion që vinin në Tiranë 47-vjeçari Gilmando Dani dhe 40 vjeçari Muçi Shaljani Sheqeri.

“Kam folur me të. Ka qenë brenda në makinë, është shumë i tronditur. Fatmirësisht ka shpëtuar, por imagjinoni çfarë t’i thuash një të riu pas kësaj ngjarjeje, që ka shpëtuar për fije, për disa centimetra. Makina e tij është goditur nga katër plumba. Falë Zotit nuk pati viktima të tjera, Zoti i shpëtoi njerëzit që ndodheshin aty pranë,” – deklaroi deputeti Xhaferi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sot gjyqi “Partizani”, mes dëshmitarëve ish-ministri Ylli Pango

Ish-ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ylli Pango është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK ku do të dëshmojë lidhur me procesin ‘Partizani’....
10:27 | 22/06/2026

Protesta qytetare, nis marshimi në kryeqytet

Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protesta qytetare ka hyrë në fazën e saj të radhës, me nisjen e marshimit nëpër akset kryesore...
21:32 | 21/06/2026

Protestat qytetare në Tiranë, reagojnë organizatorët për incidentin me flamurin e Izraelit: Mes nesh ka të infiltruar

Një prej nismëtarëve të protestës qytetare, Arben Kola, ka bërë deklarata të forta në prag të nisjes së tubimit, duke ngritur shqetësime për praninë e...
20:03 | 21/06/2026