Kreu i Autoritetit të Konkurrencës: Punojmë si sardele, 35 zonja përdorin një tualet

13 Nëntor 2025 | 11:23

Kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba gjatë fjalës së tij në Komisionin për Nismat Qytetare është shprehur se inspektorët punojnë në kushte mjaft të vështira. Biba theksoi se zyrat janë të vogla për 7 persona duke e krahasuar se ata rrinë si sardele.

Ai kërkoi një zgjidhje urgjente teksa foli edhe për një tjetër problematikë atë të higjenës. Sipas tij janë 35 zonja që detyrohen të përdorin vetëm 1 tualet.

“Autoriteti i Konkurrencës është institucion vetëm buxhetor pa asnjë të ardhur tjetër. Deri në muajin shtator buxheti është realizuar 63%. Për vitin 2026 kërkojmë 14.2 milionë lekë shtesë për zgjerimin e godinës, mirëmbajtjen e infrastrukturës së teknologjisë në sistemin informatik.

Për sa u përket burimeve njerëzore gjatë vitit 2024 janë larguar 3 inspektorë për shkak të kushteve të këqija dhe pagës së ulët. Jemi si sardele 7 veta në një zyrë. Një çështje që kërkon zgjidhje urgjente, janë ambientet e punës.

Ky institucion është krijuar në 2004, në momentin e krijimit ka pasur 13 punonjës dhe është zhvendosur në ambientet aktuale ku ka edhe sot pas 21 vitesh. E ka nisur punën me 13 punonjës sot jemi 49, jemi në po të njëjtat ambiente.

Ne jemi në kushtet edhe të problematikave të higjienës. 35 zonja që shkojnë në një tualet, është banale që po e them, por ka ardhur momenti për ta thënë se nuk mban më. Nuk ka arkiva, në ambientet ku bëjmë mbledhje përdoret për arkivë. Muret janë plot me dosje, që nuk duhen mbajtur ashtu, por nuk kemi ku ti mbajmë”, tha Biba.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026