Foltorja e PD-së para Kryeministrisë, Gjoni: Qytetarët janë braktisur nga shteti
Në foltoren e protestës së Partisë Demokratike para Kryeministrisë, deputeti Gjin Gjoni u shpreh mbi gjendjen ekonomike dhe sociale të qytetarëve shqiptarë.
Ai tha se në takimet e tij me banorët e Lezhës, Mirditës dhe Kurbinit ka parë një situatë të varfërisë ekstreme dhe ndjesinë e braktisjes nga shteti.
“Kam qenë në takime me banorët e Lezhës, Mirditës dhe Kurbinit. Gjendja ekonomike e tyre është e papranueshme dhe varfëria ekstreme. Kur marrin vesh që qeveria nuk pranon të debatojë në Parlament për këto çështje, qytetarët ndihen dy herë të braktisur dhe të lënë pas dore. Për qeverinë, qytetarët në hall nuk ekzistojnë; ekzistojnë vetëm përfaqësuesit e mafias dhe investitorët strategjikë. Shqipëria po përballet me një krizë të thellë të drejtësisë dhe ekonomike”, tha Gjoni.
Ai kritikoi gjithashtu ligjin për barazinë gjinore që sipas tij rrezikon familjen dhe traditat shqiptare, duke u shprehur se mbledhja e firmave për zhvillimin e referendumit duhet të jetë hapi i parë për anulimin e tij.
“Rilindja ka vendosur tanimë të godasë familjen, duke i hapur rrugë ligjeve që rrezikojnë traditat tona. Mbledhja e firmave për zhvillimin e referendumit duhet të jetë lëvizja e parë për çdo shqiptar për ta anuluar këtë ligj. E vërteta është se jemi kthyer në një narkodiktaturë dhe kundërvlerë të demokracisë”, përfundoi deputeti Gjoni.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës