Trafikonin automjete të vjedhura nga Italia në Shqipëri, dy persona në kërkim
Policia e Tiranës këtë të enjte ka shpallur në kërkim dy shtetas pasi dyshohet se trafikonin nga Italia në Shqipëri, automjete luksoze të vjedhura.
Në kuadër të operacionit të koduar “Stolen Line”, është shpallur në kërkim shtetasi G. G, 34 vjeç, i dyshuar për trafikimin e automjetit tip “Lynk&Co”, si dhe për falsifikimin e dokumentacionit me qëllim shitjen dhe targimin e tij në Shqipëri.
Gjithashtu ëahtë shpallur në kërkim shtetasi S. S., 40 vjeç, i dyshuar për trafikimin e automjetit tip “Benz GLC”, si dhe për falsifikimin e dokumentacionit dhe ndryshimin e numrit të shasisë së këtij automjeti.
Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete, “Benz GLC” dhe “Lynk&Co”prodhime të viteve të fundit, me vlerë rreth 110 000 euro.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për të zbardhur raste të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta