Analisti paralajmëron lëvizje të reja: Delimitimi i kufijve Kosovë-Serbi në rrezik

6 Dhjetor 2025 | 20:01

I ftuar në emisionin Balkan Talks me Franko Egron ishte analisti Ben Andoni, i cili foli për marrëdhënien Serbi-Kosovë.

Sipas tij, dialogu midis Kosovës dhe Serbisë është jo thjesht i vështirë por ka lindur i vështirë.

“E para, ne e dimë që pengesa themelore është dokumenti themeltar i shtetit Serb dhe e dyta është delimitimi i kufirit, përcaktimi i kufirit që ata e quajnë kajnor ndërsa ne e quajmë kufi republikan, Kosovarët. Ka qenë një moment i mirë në kohët e para ku dukej që qoftë zoti Daçi qoftë zoti Thaçi ishin shumë afër miklimeve ndërkombëtare dhe Brukseli kishte një zë më solid më të fortë dhe SHBA kishin një qëndrim më ndryshe duke ardhur.

Serbët bëjnë atë që pak a shumë është në lloj paradigme e vendeve sllave që i zgjasin gjërat për të përfituar kohë ndërmjet lodhje së kundërshtarit dhe ata në të vërtetë e kanë lodhur vërtet Kosovën”, është shprehur analisti.

Ndërkohë, ai theksoi se në disa momente Kosovës i është dashur naracioni nacionalist për pjesën sovraniste të tyre dhe se lista serbe ka treguar që është agresive.

“Është gati fakt që ne në vazhdim presim që Serbia të bëjë Banjska të tjera sepse e tillë është gatuar, realitetin nuk e pranon dhe ne po shikojmë diçka tjetër, me lëvizjet e reja që po bëhen në Serbi duket sikur zoti Vuçiç është më i emancipuar përsa i përket qëndrimit të Kosovës që janë paradokse shumë të mëdha.

Në këtë sens na duhen më shumë njerëz që të mendonin për ekonominë, do kishte më shumë nevojë për njerëz që ta shmangnin sa më shumë këtë pjesë të Serbisë dhe sidomos të dyja diplomacitë e Serbisë dhe Kosovës do bënin çmos. Tirana në disa momente nuk është e vërtetë që se ka ndihmuar, ajo e ka ndihmuar jashtëzakonisht, burokratët e nivelit të dytë nuk po them për zyrtarët për të bërë antarësime nëpër institucione. Sa më shumë Kosova të kishte akses në institucione ndërkombëtare po përmend UNESKO-n, e cila e ka humbur antarësimin për fare pak, unë mendoj që do fashitej edhe kjo pjesë e Serbisë.

Kemi pasur mundësi muajt e fundit të kaotizmit Serb që ne të zhvendoseshim në një pozicion tjetër, por jo vetëm ska ndodhur por megjithatë Serbia ka ngelur pas, në një farë mënyre po krijon një imazh të përgjithshëm pjesën e saj të demokracisë që e ka jashtëzakonisht defiçtare, Kosova e ka ndihmuar nëpërmjet amullis së saj”, përfundoi analisti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari nga SHBA-ja: Marrëveshja me Iranin, e detyruar. Do të sillte një katastrofë globale

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA në emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me memorandumin e...
18:33 | 20/06/2026

Analiza në “Balkan Talks”, gazetari: Erdogani synon të rrisë ndikimin e Turqisë në Lindjen e Mesme

I ftuar në emisionin “Balkan Talks”, gazetari shqiptar me banim në Turqi, Sokol Brahaj, ka analizuar zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe qasjen e presidentit...
18:24 | 20/06/2026

Lufta nis sërish? Gazetari nga Moska: Memorandumi SHBA-Iran, pushim para stuhisë

Gazetari, Misha Pumo në një lidhje live nga Moska në emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me memorandumin e...
18:21 | 20/06/2026