Koçiu takon Komisionerin për Punët e Brendshme: Të vendosur në progresin e reformave
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, zhvilloi një takim me Komisionerin Europian për Punët e Brendshme dhe Migracionin, z. Magnus Brunner, ku rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për përmbushjen e detyrimeve të Kapitullit 24 dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe migracionit.
Ministrja u shpreh se Shqipëria po ecën me vullnet të qartë politik dhe me vendosmëri në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian, duke avancuar reformat kyçe në fushën e rendit, sigurisë dhe menaxhimit të migracionit.
Gjatë takimit, ajo informoi Komisionerin Brunner mbi hapat konkretë dhe progresin e arritur. Ndër to, veçoi finalizimin e kuadrit të ri strategjik për sigurinë dhe migracionin, forcimin e kuadrit ligjor kundër krimit të organizuar, përmes operacionalizimit të Zyrës së Rikuperimit të Aseteve.
Gjithashtu, Koçiu theksoi rritjen e hetimeve dhe operacioneve policore kundër trafikimit të emigrantëve, pastrimit të parave dhe gjurmimit të aseteve të krimit, në bashkëpunim të ngushtë me EUROPOL, FRONTEX, INTERPOL dhe partnerë të tjerë.
Ulja e flukseve të migracionit të parregullt, sipas statistikave kombëtare e të BE-së, u konsiderua si rezultat i kontrolleve dhe bashkëpunimit operacional të shtuar.
Ministrja Koçiu vlerësoi mbështetjen politike dhe teknike të KE-së dhe nënvizoi se Shqipëria do të mbetet një partner i besueshëm dhe plotësisht i angazhuar për sigurinë dhe stabilitetin e Europës.
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
- 21:33 Ekonomisti Muharremi: Review-të negative po shkatërrojnë Pasuritë Kombëtare, e njoh mirë turizmin
- 21:22 “Kuvendi Kombëtar mund të krijojë një lëvizje apo parti?” Armir Shkurti tregon si do organizohet
- 21:03 Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale
- 20:53 Libani konfirmon pjesëmarrjen në raundin e ardhshëm të bisedimeve me Izraelin
- 20:47 Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë
- 20:45 Epidemia e Ebolës në Kongo, 1,830 raste të infektuara. 648 viktima