Tirana Economic Forum, Rama: Shqipëria në BE në 2030 është projekt i mundshëm
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Forumi “Tirana Economic” është shprehur se rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE-së është një destinacion dhe se është i arritshëm.
Sipas tij qëllimet janë të qarta dhe se mbetet që Evropa të mbajë premtimin për të realizuar kalendarin, vitin 2030 për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
“Europa 20230 nuk është shpresë për ne është destinacion. Bursulla jonë është e qartë drejt Bashkimit Evropian, Negociatat janë të hapura, kapituj po ecin përpara dhe qëllimi ynë është i arritshëm dhe realist.
Patjetër me një kusht qe Evropa të mbajë premtimin dhe që së bashku ti përmbahemi kalendarit qe jemi marrë vesh bashkarisht. Anëtarësimi i Shqipërisë në 2030 është i absolutisht është i mundshëm, prandaj jemi kaq të zellshëm për të ndjekur këtë rrugën drejt Evropës.
Evropa nënkupton institucione dhe standarde, Nuk është vetëm politikë por edhe zhvillim. Shqipëria nuk ka qenë kurrë më afër dhe dua të përfitoj nga kjo mundësi të them disa fjalë për investitorët.
Ata duhet ta kuptojnë se momenti është tani dhe se Shqipëria është gati për investime të cilësisë së larta dhe afat gjatë. Ne mirëpresin partneritete që ofrojnë dijen, ekspertët, inovacionin qe do të thotë të hymë në tregun e nesërmes”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 13:31 Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord
- 13:29 Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi edhe sanksionet
- 13:19 Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët
- 13:16 Vala e të nxehtit në Evropë, shënohet viktima e parë edhe në Itali. Gjashtëmbëdhjetë qytete në gatishmëri të lartë
- 13:09 Stuhi e fuqishme në Librazhd, rrufeja godet tufën e dhive në Shebenik. Shpëton bariu
- 13:01 Kultivuan kanabis në Vaun e Dejës, në pranga vëlla e motër. Procedohet kryeplaku dhe një vrojtues pyjesh (VIDEO)