Presidenti Bajram Begaj uron Klodian Brahon pas zgjedhjes në krye SPAK
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për zgjidhjen në krye të SPAK të Klodian Braho duke e uruar atë për postin e ri, ndërsa shprehet se nën drejtimin e Dumanit, SPAK ka dhënë rezultate konkrete.
Kreu i Shtetit e ka cilësuar drejtimin e SPAK-ut si një përgjegjësi të lartë dhe njëkohësisht një mundësi për të forcuar besimin e qytetarëve te drejtësia.
“Urime kreut të ri të SPAK, z. Klodian Braho! Drejtimi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit është një përgjegjësi e lartë dhe njëkohësisht një mundësi për të forcuar besimin e qytetarëve te drejtësia. SPAK, nën drejtimin e z. Altin Dumani, ka dhënë rezultate konkrete në këtë drejtim. Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkon vendosmëri, integritet dhe guxim. Suksese në këtë mision të rëndësishëm për vendin,” shkruan Bajram Begaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 13:31 Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord
- 13:29 Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi edhe sanksionet
- 13:19 Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët
- 13:16 Vala e të nxehtit në Evropë, shënohet viktima e parë edhe në Itali. Gjashtëmbëdhjetë qytete në gatishmëri të lartë
- 13:09 Stuhi e fuqishme në Librazhd, rrufeja godet tufën e dhive në Shebenik. Shpëton bariu
- 13:01 Kultivuan kanabis në Vaun e Dejës, në pranga vëlla e motër. Procedohet kryeplaku dhe një vrojtues pyjesh (VIDEO)