“Vuçiç po kërkon të amnistohet”, gazetarja: Pse po kërkon futjen e Ballkanit në BE
Në lidhje live nga Strasburgu për Euronews Albania, në Balkan Talks me Franko Egron, ishte gazetarja Monada Myshketa.
Myshketa komentoi mbi deklaratën e fundit të Vuçiçit, i cili ka thënë: “Opsioni më i mirë i BE-së është të pranojë njëkohësisht në rradhët e veta të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Nëse pranohet dy ose tre vende, çfarë do të ndodhë me të tjerat? Si do të zgjidhen çështjet e mbetura hapur? Unë mendoj se pranimi i përbashkët është zgjedhja më e mirë dhe do të kontribuojë në stabilitetin rajonal”.
Sipas saj, kjo thënie nga Vuçiçi nuk është personale, ai e ka shprehur jo si strategji personale, por në përputhje me politikën e BE-së dhe të gjithë politikës që ka konsistuar në futjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor të gjitha bashkarisht, edhe përsa i përket numrit të vogël të popullsisë.
“Edhe pse disa vende janë në fund të këtij procesi, është munduar t’u japë një përparësi të madhe edhe vendeve të tjera të gjithë rajonit të Ballkanit. Prandaj kjo deklaratë e Vuçiçit, edhe pse vjen nga takimi me Von der Leyen, nuk është personale; Vuçiç po mundohet të mbajë një ekuilibër, duke qenë shumë i kujdesshëm dhe duke ecur mbi atë që ka gatuar vetë”, u shpreh ajo.
Duke u ndalur mbi presionin e BE-së dhe politikat që ka ndjekur me Rusinë, Myshketa shtoi se Vuçiç tani mundohet të jetë i kujdesshëm që të mos i mbetet ndonjë shkëndijë për një incident që mund të ndodhë në Ballkan.
Ajo gjithashtu komentoi se politika e brendshme e Serbisë e ka kapur dhe se dialogu duhet të rifillojë.
“Tavolina e dialogut u ndërpre prej kohësh, kur Këshilli i Evropës nuk futi në axhendë për votimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin Evropian në Strasburg. Në këtë moment, u treguan të kujdesshëm dhe nuk e futën as në Strasburg. Ka qenë një hap i nxituar i KE-së”, u shpreh ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar