Berisha: Skandal, Rama futi në “Paketën e Maleve” edhe zona bregdetare
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka deformuar të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke përfshirë në të edhe zona bregdetare, çka sipas tij përbën një skandal të rëndë.
Gjatë një deklarate për mediat, Berisha tha se vendimi i qeverisë e zbret Paketën e Maleve deri në 10 metra mbi nivelin e detit, ndërsa lartësia maksimale arrin vetëm 100 metra, duke e larguar atë nga qëllimi fillestar për zhvillimin e zonave malore.
Sipas tij, në qarkun e Durrësit janë shpallur si zona malore rreth 20 zona dhe sipërfaqe bregdetare.
“Kjo paketë është transformuar nga një nismë për zonat malore në një paketë të drogës dhe mafies”, deklaroi Berisha, duke e cilësuar vendimin si një favor për interesa kriminale.
“Po paraqes para jush habinë e radhës, se si Edi Rama shndërroi Paketën e Maleve në paketën e drogës dhe mafies. Do të shihni këtu se si Edi Rama e zbret Paketën e Maleve në lartësinë 10 metra nga niveli i detit dhe lartësinë maksimale deri në 100 metra mbi nivelin e detit. Janë shpallur 20 zona dhe sipërfaqe bregdetare të shpallura si ‘male’ në qarkun e Durrësit. Pra, mbi bazën e vendimit që kishit më sipër, po paraqesim 20 zonat dhe sipërfaqet si bregdetare të shpallura nga mafia, droga apo Edi Rama si zona malore. Pra paketa malore të Alpeve të Maminasit, që shkojnë me lartësi nga 10 metra mbi nivelin e detit, mesatarja 30 metra, dhe më e larta 100 metra mbi nivelin e detit”, tha Berisha.
“Paketa e Maleve” u prezantua nga qeveria si një nismë për nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe turistik në zonat malore të vendit, përmes lehtësirave ligjore dhe stimujve për investitorët. Qëllimi i saj zyrtar është frenimi i shpopullimit dhe krijimi i mundësive të reja ekonomike në këto zona.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave