Djali i Sokol Olldashit kritikon formatin e “Foltoreve” të PD-së, propozon një model të ri
Glauk Olldashi, djali i ish-ministrit dhe deputetit të ndjerë demokrat Sokol Olldashi, ka shprehur kritika ndaj mënyrës se si po mbahen “Foltoret” në Partinë Demokratike. Ai tha se disa pjesëmarrës nuk dinë çfarë flasin dhe gabimet e tyre dëmtojnë veçanërisht imazhin e të rinjve brenda partisë.
Ai theksoi se partia ka shumë probleme të brendshme dhe se çështjet e tilla duhet të diskutohen në ambientet e brendshme të partisë, pa kamera dhe pa ekspozim publik.
“Ka njerëz atje që nuk janë të denjë dhe u merret goja kur flasin. Ata po bëjnë faj ndaj nesh, sidomos për të rinjtë që kemi karrierën dhe jetën para,” deklaroi Olldashi.
Ai propozon një format të ri për Foltoret, me tematika specifike çdo të hënë, duke përfshirë arsimin, shëndetësinë, bujqësinë dhe sektorët e tjerë, ku të ftohen ekspertë për të trajtuar çështjet konkrete pa përqendrim në emra politikë. “Të mos themi ‘Rama është problemi’, por të trajtojmë problemet shqiptare,” shtoi ai.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, tha se Foltorja ka për qëllim të jetë një hapësirë ku deputetët dhe qytetarët të flasin kundër qeverisë dhe nuk synon të krijojë protesta masive.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik