Virusi Papiloma: Vaksinimi nuk do të jetë më vetëm për vajzat, përfshihen edhe djemtë

29 Janar 2026 | 21:07

Vaksinimi kundër virusit të Papilomës Humane (HPV) nuk do të jetë më vetëm për vajzat. Autoritetet shëndetësore kanë vendosur që në kalendarin kombëtar të vaksinimit të përfshihen edhe djemtë 13-vjeçarë, si pjesë e masave parandaluese kundër disa llojeve të kancerit.

“Vaksina përmban katër tipe të virusit të Papilomës Humane, konkretisht nëntipet 6 dhe 11 që mbrojnë nga lythat gjenitale, si dhe nëntipet 16 dhe 18 që mbrojnë nga kanceri i qafës së mitrës tek vajzat, kanceret e organeve gjenitale si tek vajzat ashtu edhe tek djemtë, si dhe nga kanceri i fytit dhe i faringut,” – shprehet Arben Xhabija, mjek.

Vendimi për ta bërë të detyrueshëm vaksinimin edhe për djemtë synon parandalimin e sëmundjeve të rënda të lidhura me HPV-në, veçanërisht kancerin e qafës së mitrës tek vajzat, si dhe kanceret gjenitale dhe ato të fytit tek djemtë.

“Normalisht, çdo vit vaksinohen rreth 700 vajza të moshës 13-vjeçare. Prej dy vitesh kemi nisur edhe një fushatë vaksinimi për vajzat e moshës 14 deri në 20 vjeç, ku vaksinohen rreth 150 vajza çdo vit,” – thekson Xhabija.

Sa i përket vaksinimit të vajzave 13-vjeçare, kryevaksinatori bën të ditur se në qytetin e Shkodrës janë realizuar rreth 700 vaksina, ndërsa prej dy vitesh po vijon paralelisht edhe fushata e vaksinimit për vajzat deri në moshën 20-vjeçare.

“Në disa qendra shëndetësore ka nisur tashmë edhe vaksinimi për djemtë. Janë paraqitur dhe janë vaksinuar edhe ata që kanë mbushur moshën 13 vjeç gjatë këtij muaji,” – shton mjeku.

Për tremujorin e parë të këtij viti, autoritetet shëndetësore kanë siguruar 350 doza të vaksinës për djemtë, ndërsa procesi i vaksinimit po realizohet në qendrat shëndetësore të qytetit të Shkodrës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026