Besimtarët myslimanë në Elbasan nisën muajin e Ramazanit me lutje, reflektim dhe solidaritet
Edhe në Elbasan, besimtarët myslimanë kanë nisur muajin e shenjtë të Ramazanit me aktivitete të fokusuar te lutja, reflektimi dhe solidariteti. Tradicionalisht, kjo periudhë fillon me tubime ku theksohet rëndësia e përkushtimit shpirtëror dhe e ndihmës për ata në nevojë.
Ceremonia u zhvillua në ambientet e Teatrit Skampa, ku dhjetëra besimtarë morën pjesë, duke ndarë mesazhe paqeje, mirësi dhe solidariteti.
“Lus Zotin e Madhërishëm që në çdo familje të zbresë mirësia e Tij dhe t’ua lehtësojë agjërimin besimtarëve. Ky muaj i madhëruar të angazhojë secilin në adhurim dhe përkushtim ndaj Zotit të gjithësisë”, thotë Agim Duka, Myftiu i Elbasanit.
Të pranishmit ndanë edhe përvoja personale, duke e cilësuar agjërimin si një përjetim shpirtëror që i lidh më fort me besimin.
“Është adhurim dhe diçka që më pëlqen ta bëj. Që kur kam qenë e vogël e bëja lehtë dhe çdo herë më rritet kënaqësia”, tha një vazjë që agjëron.
“Ramazani nuk është vetëm për të privuar trupin nga ushqimi deri në mbrëmje, por është periudhë disipline, pastrimi shpirtëror dhe forcimi i lidhjeve ndërnjerëzore. Ky muaj shton ndjesinë e solidaritetit dhe kujdesit për njerëzit në nevojë, duke na afruar më shumë me Zotin dhe me të mirën”, thotë Bujar Spahiu, Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Gjatë këtij muaji të bekuar, besimtarët zbatojnë agjërimin — një nga pesë shtyllat themelore të Islamit — duke e kthyer Ramazanin në një periudhë reflektimi, përkushtimi dhe solidariteti njerëzor.
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 12:15 Protestuesit kërkojnë një Kryeministër, jo me më shumë se dy mandate! Përgjigjet për herë të parë Taulant Balla
- 12:00 Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
- 12:00 Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
- 11:58 Balla: Nuk e njohim Sali Berishën si përfaqësues të protestës
- 11:55 Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4
- 11:52 Rutte për Iranin: E rëndësishme që të mos marrë kurrë në dorë kapacitetet bërthamore