Frika nga përhapja e virusit, Maqedonia e Veriut shton kontrollet për udhëtarët nga Italia  

5 Mars 2020 | 11:55

Rritja e numrit të të prekurve nga coronavirusi në mbarë botën ka bërë që autoritetet e Maqedonisë së Veriut t’i shtojnë masat në aeroport.

Autoritetet kanë vendosur që çdo udhëtar që vjen nga Italia është i detyruar të plotësojë një formular me të dhëna specifike rreth gjendjes së tij shëndetësore dhe adresën se nga cila zonë ka udhëtuar.

Ky informacion do të merret për të krijuar një databazë të personave që do të mbahen në survejim dhe që janë rrezik potencial i bartjes së virusit COVID-19.

Kontrollit nuk do t’i shpëtojnë as futbollistët e kombëtares së Maqedonisë së Veriut që vijnë nga Italia për ndeshjen që do të luajnë ndaj Kosovës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026