Rama mbledh deputetët dhe qeverinë në Pallatin e Brigadave, ministrat raportojnë për punën

26 Shkurt 2026 | 07:46

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të enjte, në orën 11:00 në Pallatin e Brigadave, ministrat dhe deputetët e Partisë Socialiste. Mbledhja nis me fjalën e kryeministrit, ndërsa më pas vijojnë raportimet e 10 ministrave për diskasteret që ata drejtojnë, punët dhe projektet në zbatim.

Ministrat do të paraqesin raportet e tyre përkatëse, secili me një kohëzgjatje prej 7 minutash.

Sipas burimeve, gjatë mbledhjes do të diskutohet edhe qëndrimi për zv.kryeministren Belinda Balluku, lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit.

Në fund do të marrë fjalën kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Axhenda e plotë e mbledhjes:

Hapja e Mbledhjes

Fjala e Kryeministrit dhe Kryetarit të PSSH – Edi Rama

Raportimi i Ministrave

Petrit Malaj – Ministër i Financave

Majlinda Dhuka – Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatore

Delina Ibrahimaj – Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit

Adea Pirdeni – Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Albana Koçiu – Ministre e Punëve të Brendshme

Piro Vengu – Ministër i Mbrojtjes

Evis Sala – Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Mirela Kumbaro – Ministre e Arsimit

Ervin Demo – Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor

Besfort Lamallari – Ministër i Drejtësisë

Diskutime – deri në 2 minuta për çdo folës

Përmbyllja – Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH, Taulant Balla

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit

Pas mbledhjes në selinë e Partisë Socialiste me drejtuesit politikë dhe kryeministrit Rama, gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, solli më shumë detaje mbi atë...
10:14 | 24/06/2026

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

Ka përfunduar pas më shumë se një ore mbledhja e kryeministrit, Edi Rama këte të mërkurë me drejtuesit politikë të qarqeve. Takimi nisi pak minuta...
09:53 | 24/06/2026

“Vesha për pak çaste këpucët e kryeministrit”, Rama ndan postimin e qytetarit: I carried the storm

Kryeministri Edi Rama këtë mërkurë ka shpërndarë në “Facebook” një video dhe mbishkrimin e një postimi të një qytetari të cilin e ka cilësuar si...
08:05 | 24/06/2026