Vetëm 30 minuta zgjat mbledhja e Kryesisë së PS-së! Zbardhet porosia e Ramës

3 Mars 2026 | 09:41

Përfundon mbledhja e kryesisë së Partia Socialiste, e cila zgjati vetëm 30 minuta. Kryeministri Edi Rama u largua duke bashkebiseduar me kryetarin e Bashkisë së Shkodër, Benet Beci.

Gjatë mbledhjes është diskutuar për komunikimin me strukturat e partisë. Rama ka kërkuar që të dalin në terren dhe të takohen me qytetarët.

Pritet që këtë vit të zhvillohen zgjedhje brenda strukturave të PS. Siç Rama e njoftoi në mbledhjen e grupit në mars, pritet të nisë një dialog me anëtarët dhe simpatizantët e PS.

Një ditë më parë, Rama i dorëzoi Kreut të Shtetit, Bajram Begaj, propozimet për ndryshimet e fundit në qeveri gjatë takimit në Pallatin e Brigadave.

E pranishme në mbledhjen e kryesisë ka qenë dhe ish-zv/Kryeministrja Belinda Balluku e cila përveç se është anëtare e kryesisë, është dhe drejtuese politike e qarkut të Fierit.

Nga ana tjetër sipas burimeve bëhet me dije se në këtë mbledhje kryesie ende nuk është njoftuar data e Asamblesë Kombëtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Dje ‘Komandant’ me pagesë, po sot shërbëtor me çfarë”? Rama reagon sërish për Dritan Goxhajn

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mbrëmjen e së martës lidhur me Dritan Goxhajn i cili një ditë më parë lexoi 5 kërkesat e protestuesve....
20:53 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026

Dita e 24-tët e protestave në Tiranë, pas dy orësh fjalimesh para Kryeministrisë qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit

Kjo e martë shënon ditën e 24-të të protestave në Tiranë, ku qytetarët, si çdo ditë, u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan...
19:13 | 23/06/2026