Diplomati: Si situata në Lindjen e Mesme po rikthen aspiratat e kurdëve për shtetformim

7 Mars 2026 | 19:18

I ftuar në emisionin “Balkan Talks” në Euronews, diplomati Arian Starova komentoi situatën në Lindjen e Mesme dhe sulmin amerikano-izraelit ndaj Iranit. Ai vuri në dukje se janë rikthyer në vëmëndje aspiratat për shtetformim të kurdëve të cilët sipas tij e shohin situatën aktuale si një mundësi të rrallë për realizimin e tyre, ndërsa kjo mund të ndikojë edhe në ndryshime të mundshme kufijsh në rajon.

Starova nënvizoi se kurdët janë një popullësi që shkon deri në 30 milionë në atë rajon dhe prej dekadash kërkojnë të kenë shtetin e tyre. Ai përmendi se pas shkatërrimit të ISIS-it dhe pas luftës së Irakut, u krijua një republikë gjysmë-autonome me 6–7 milionë banorë dhe territor prej 40–60 mijë km², dhe se përfaqësuesit kurdë shikojnë këtë situatë si një mundësi të rrallë për të avancuar aspiratat e tyre, pa pengesa të dukshme nga aktorë të tjerë rajonalë apo ndërkombëtarë.

“Kurdët kanë dekada që kërkojnë të kenë shtetin e tyre dhe nuk janë pak. Janë rreth 30 milionë në rajon. Mendoj që pas shkatërrimit të ISIS-it dhe pas luftës së Irakut, u krijua një republikë gjysmë-autonome me rreth 6–7 milionë banorë dhe një territor prej 40–60 mijë km². Nuk është pak. Në këtë situatë, përfaqësuesit e kurdëve që kërkojnë shtetformim e shikojnë këtë si një mundësi të rrallë për të realizuar synimet e tyre, dhe nuk ka asnjë forcë që t’i pengojë. Plus, nuk ka interes për t’i penguar. Amerikanët nuk kanë interes as izraelitët. Në thelb një kërkesë pak a shumë normale. Nëse marrim parasysh çfarë ka ndodhur me Kosovën dhe historinë tonë, kemi të drejtë të themi se kur do të kenë të drejtën e tyre, këto rrethana do të vazhdojnë me përpjekjet e tyre. Kjo e ndërlikon situatën. Pjesa që është në Irak dhe tani në Iran, për shkak të rrethanave të krijuara, mendoj se kanë të drejtën të krijojnë shtetin e tyre. Nëse mendojmë për paqe, pas përfundimit të luftës, koha tregon se kjo mund të shoqërohet me ndryshim kufijsh, ndoshta sipas vijave etnike, jo tërësisht, por pjesërisht. E shohim këtë trend edhe në Ukrainë dhe mund ta shohim edhe këtu, dhe kjo ndoshta do të ndikojë edhe në rajonin tonë. Mendoj se pas ndryshimeve të të gjitha këtyre elementeve dhe pas përcaktimit të një seti të qartë rregullash, ajo që quhet rend i ri botëror do të përfshijë shumë lëvizje dhe ndoshta krijimin e një shteti kurd. Por rruga për atje është ende e gjatë dhe e vështirë. Nëse kjo rrugë ecën më shpejt, pavarësisht se kurdët kanë të drejtë, kjo mund t’i japë të drejtë Iranit që të kundërshtojë cënimin e integritetit territorial. Megjithëse kjo lidhet edhe me historinë e krijimit të shteteve dhe tërësinë territoriale të Iranit dhe të tjerëve, mendoj se duhet ta ndjekim hap pas hapi. Deri tani kjo është situata dhe kjo mund të ndodhë”, tha Starova.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari nga Presheva: Në Serbi do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, ja çfarë e ka trembur Vuçiç

Valon Arifi, gazetari dhe aktivisti nga Presheva, ka folur në Balkan Talks me Franko Egro në Euronews Albania lidhur me protestat në Serbi. Sipas tij,...
21:22 | 30/05/2026

Paqja ka shumë armiq! Eksperti: Kush e do zgjatjen e luftës në Iran?

Dorand Vojka, ekspert për çështjet ndërkombëtare, ka folur këtë të shtunë në Balkan Talks me Franko Egron për prapaskenat e paqes mes Iranit dhe SHBA....
20:50 | 30/05/2026

Gazetari shqiptar në Rusi tregon skenarët për dronin në Rumani: Mund të jetë…, nuk është provuar se është rus

I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Rusia për emisionin “Balkan Talks” në Euronews, gazetari shqiptar Misha Puma komentoi incidentin ku një dron goditi...
21:49 | 29/05/2026