Ministri i Mbrojtjes Maqedonci flet në Euronews pas deklaratave të Vuçiç: Kosova e përgatitur për çdo eventualitet
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka komentuar ekskluzivisht në Euronews deklaratat e Aleksandar Vuçiç gjatë prezantimit të strategjisë së tij “Serbia 2030”, ku theksoi se Kosova është pjesë e Serbisë dhe se aktualisht nuk ka partner për dialog në Kosovë. Në një intervistë për gazetaren Esmeralda Mulaj, Maqedonci ka vlerësuar se kjo strategji nuk përbën diçka të re, por është vazhdim i një retorike hegjemoniste serbe.
“Deklarata e Vuçiç bazohet në një narrativë të vazhdueshme nga qarqet serbe dhe lidhet me qasjen hegjemoniste që Republika e Serbisë vazhdon të ketë ndaj fqinjëve, veçanërisht ndaj Kosovës,” tha Maqedonci, duke theksuar se militarizimi i Serbisë nuk është i ri, por është një vijim i politikave të mëparshme të armatosjes dhe blerjeve të sistemeve të armatimit nga Kina, Rusia dhe vende të tjera.
Ai shtoi se shqetësimi kryesor nuk qëndron vetëm te militarizimi, por te kombinimi i tij me “qasjen agresive dhe pretendimet territoriale ndaj Republikës së Kosovës ndërsa bëri një paralelizëm me retorikën e përdorur nga Vladimir Putin para pushtimit të Ukrainës ku theksoi rrezikun e përdorimit të narrativit të viktimizimit për të justifikuar veprime agresive.
Ministri shtoi se strategjia e Vuçiç nuk është thjesht retorike, por mund të shoqërohet me veprime konkrete për destabilizim të rajonit, duke kujtuar historikun e Serbisë gjatë viteve ’80 dhe ’90: “Ne kemi përvojë të keqe nga ish-Jugosllavia; Serbia përdorte narrativin e viktimizimit për të justifikuar veprime agresive, siç ndodhi me Kosovën në vitin 1989, dhe kjo është një paralajmërim për të ardhmen.”
Ai tha Kosova po përgatitet për çdo eventualitet dhe është në kontakt të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë, duke përfshirë KFOR-in dhe NATO-n.
Në aspektin e politikës ndërkombëtare, Maqedonci foli për ndikimin e Rusisë, Kinës dhe Iranit në rajon, dhe lidhjen e tyre me Serbinë.
“Rusia dhe Kina kanë një influencë të madhe politike, kulturore dhe fetare në Serbi, dhe kjo mund të shfrytëzohet për të shtyrë interesat e tyre në Ballkanin Perëndimor. Pavarësisht deklaratave të jashtme për dialog dhe integrim në Bashkimin Europian, Serbia shpesh merr anën e Rusisë dhe Kinës në momentet vendimtare”, tha ai.
Ai vlerësoi gjithashtu pjesëmarrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionin stabilizues në Gaza si një arritje strategjike dhe një shenjë e kredibilitetit ndërkombëtar të vendit.
“Për ne është shumë e rëndësishme pjesëmarrja në këtë forcë, sepse për herë të parë po marrim pjesë në një mision të mandatuar nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ende pa qenë pjesë e Kombeve të Bashkuara. Trupa kosovare do të përbëhet nga elementë të deminimit, operacione speciale dhe oficerë ndërlidhës, dhe koordinimi do të bëhet drejtpërdrejt me komandën qëndrore të forcës stabilizuese”, tha ministri.
Në fund, Maqedonci nënvizoi rëndësinë e funksionalizimit të institucioneve në Kosovë dhe unitetit politik për të përballuar sfidat e jashtme dhe të brendshme.
“Në këtë situatë, uniteti është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër. Duhet të gjejmë konsensus për të arritur objektivat dhe interesat shtetërore dhe të funksionalizojmë institucionet e Republikës së Kosovës”, tha ai.
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë
Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin
- 12:32 Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar
- 12:32 Rusia mirëpret armëpushimin SHBA-Iran, paralajmëron se rruga drejt paqes së qëndrueshme është e gjatë
- 12:21 Izraeli i shqetësuar se Trump po forcon ndikimin e Iranit në Liban përmes marrëveshjeve të reja diplomatike
- 12:19 I dyshuar për tentativë vrasjeje, arrestohet pas 3 vitesh 41-vjeçari në Durrës
- 12:16 Izraeli vret dy persona në Libanin jugor, shënohen viktimat e para në tre ditë armëpushim
- 12:09 Kriza politike në Rumani, Parlamenti rrëzon qeverinë e propozuar nga Adrian Vestea