Elbasani përgatitet për Ditën e Verës, festimet nisën me nxënësit e shkollave

12 Mars 2026 | 17:30

Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga 14 Marsi, në Elbasan ndihet atmosfera festive. Përveç gatimeve tradicionale, qytetarët shprehen të entuziast për traditën e kësaj feste, duke ftuar çdo shqiptar të bashkohet në këto ditë që simbolizojnë ardhjen e stinës së ngrohtë.

“Duhet të vini në Elbasan për të parë çfarë feste kemi. Ballokume, revani – gjërat më të bukura janë këtu. Pse është e veçantë Dita e Verës në Elbasan? Sepse ka një traditë elbasanllie që të tjerët nuk mund ta kenë ose ta imitojnë. Ato gjërat që bëjmë ne, nuk i bën njeri tjetër. Nanat tona i bëjnë, femijët tanë do t’i vazhdojnë. Nuk e ndërroj Elbasanin për asgjë tjetër – janë gra të dashura, jemi fisnike. Ka lezet të jesh në Elbasan.”

“Gëzuar Ditën e Verës! Ejani të festoni në Elbasan”, thonë ata.

Festimet kanë nisur me aktivitetet për nxënësit e shkollave dhe do të vazhdojnë me katër koncerte të mëdha, panaire promovuese dhe festivalin e ballokumeve. Kulmi pritet të jetë nga 12 deri më 14 Mars, me artistë të njohur të muzikës shqiptare që do t’i japin qytetit ritëm dhe energji.

“Bashkia Elbasan sivjet ka sjellë si risi zbukurimin e shumë pjesëve të qytetit që vitet e kaluara nuk i kemi pasur mundësi t’i zbukurojmë. Sheshi ka gjallëri dhe njerëzit janë të lumtur. Festimet do t’i nisim më 9 Mars me aktivitetet për nxënësit e shkollave dhe do të kulmojnë më 12, 13 dhe 14 Mars me koncerte që do të sjellin këngëtarë me emra të mëdhenj të muzikës shqiptare. Qyteti i Elbasanit i mirëpret vizitorët dhe ftoj të gjithë ata që duan të festojnë Ditën e Verës të rezervojnë dhe të përjetojnë Elbasanin si një paketë të plotë turistike”, thotë Klaudia Krasnika, nënkryetare e Bashkisë Elbasan.

Elbasani pritet të mirëpresë mijëra vizitorë nga e gjithë Shqipëria, sepse kur festohet Dita e Verës, zemra e Shqipërisë rreh pikërisht në qytetin e traditës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026