Gara për drejtorin e Policisë, zhvillohen intervistat e 14 kandidatëve
Këtë të martë po mbahet procesi i intervistimit të 14 kandidatëve për postin e drejtorit të Policisë së Shtetit.
Komisioni në Ministrinë e Brendshme, i përbërë nga zv/ministrja e Brendshme Silva Caka, sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme, Kledia Ngjela dhe kreu i AMP-së Eduart Merkaj, kanë vlerësuar dosjet e kandidatëve.
Sipas raportimeve, kandidatët do të intervistohen lidhur me interesin e tyre për drejtimin e Policisë së Shtetit, pas shkarkimit të Ilir Prodës. Aktualisht, Sokol Bizhga shërben si drejtor i komanduar i Policisë së Shtetit.
Kujtojmë se dy nga kandidatët në garë, Ejona Gurbardhi dhe Suela Sulkaj, nuk arritën të kalojnë fazën e parë të vlerësimit të dosjeve, pasi nuk ishin pjesë e Policisë së Shtetit.
Lista e kandidatëve:
- Afrim Tafa
- Alfred Çepe
- Arjanit Arapi
- Elidon Çela
- Gentian Berberi
- Gentjan Shehaj
- Idajet Faskaj
- Lorenc Panganika
- Neritan Nallbati
- Pëllumb Seferi
- Rebani Jaupi
- Saimir Boshnjaku
- Skënder Hita
- Tonin Vocaj
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme