Rama pranon debatet në grupin e PS-së: Janë normale

31 Mars 2026 | 16:44

Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj raportimeve për përplasje në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar, duke i cilësuar ato të ekzagjeruara dhe të shkëputura nga thelbi i diskutimeve.

Gjatë një takimi me Asamblenë Socialiste të Njësisë 7 në Tiranë, Rama theksoi se mbledhjet mujore fokusohen në çështje konkrete si pronat, reforma në kadastër dhe analiza e reformës administrativo-territoriale, ndërsa debatet e brendshme janë pjesë normale e procesit.

Ai tha se vëmendja është zhvendosur tek detaje periferike, ndërkohë që qytetarët janë të shqetësuar për çështje reale si rritja e çmimeve, veçanërisht ajo e naftës, e ndikuar nga zhvillimet ndërkombëtare.

“Ishte spektakolare, e pabesueshme edhe për mua, që besoj se nuk ka më çfarë më surprizon, që ne mblidhemi në një mbledhje të zgjeruar të grupit parlamentar me qeverinë, që e zhvillojmë çdo fund muaji për të diskutuar tema specifike, për të dëgjuar qeveria deputetët dhe anasjelltas. I kushtojmë orë të tëra çështjes së pronave, shërbimit të kadastrës, ecurisë së reformës në kadastër, etj. Më pas flasim për reformën administrativo-territoriale, ku bashkëkryetari prezanton analizën e bërë gjatë këtyre muajve mbi të dhënat demografike, financiare dhe skenarët. Në vijim zhvillojmë një tjetër sesion për temat e komunikimit dhe për fushatën brenda dhe rreth partisë. Fillojmë në orën 11:00 dhe dalim në orën 18:00, ndërsa mediat kombëtare raportojnë për publikun çfarë i tha Edi Rama njërës dhe çfarë i tha tjetrit. Natyrisht që shqetësimi nuk është ky. Njerëzit kanë votuar dhe duan të dinë gjëra të tjera. Janë të shqetësuar për çmimin e naftës, kjo është jeta reale. Çmimi rritet si rezultat i një lufte që as e kemi hapur ne, as na ka pyetur njeri për ta hapur dhe që është një luftë kundër një vendi ku ka një regjim armiqësor ndaj nesh si Shqipëri”, u shpreh Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026

Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit

Pas mbledhjes në selinë e Partisë Socialiste me drejtuesit politikë dhe kryeministrit Rama, gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, solli më shumë detaje mbi atë...
10:14 | 24/06/2026

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

Ka përfunduar pas më shumë se një ore mbledhja e kryeministrit, Edi Rama këte të mërkurë me drejtuesit politikë të qarqeve. Takimi nisi pak minuta...
09:53 | 24/06/2026