Vetingu në RMV, ekspertët: Kujdes, shmangni efektet negative që pati në Shqipëri
Ekspertët e gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut bëjnë thirrje që procesi i Vetingut të bëhet me shumë kujdes pasi mund të vihet në situatë kaotike ku do të rrezikoheshin një numër i madh procesesh gjyqësore dhe integriteti i gjykatësve që e kanë bërë punën me nder.
“Nuk është problemi se nuk mund të bëhet vetingu, por se është shumë problematik edhe nga aspekti kushtetues edhe nga ai praktik. Ato modele që i kemi parë deri më tani nuk kanë treguar rezultate serioze. Ka disa principe se gjykatësit kanë më shumë përgjegjësi se të gjithë, dhe kjo është e vërtetë, por mund të vlerësohen vetëm në procedura të drejta dhe vetëm nga gjykatës”, shprehet Malinka Jordanovksa, juriste.
Ish-gjykatësi nga Shqipëria, Ledi Bianku, u tha ekspertëve të Maqedonisë së Veriut që është mirë të diskutohen të gjitha aspektet pozitive dhe negative të vetingut dhe të merret vesh se kush di t’i gjykojë gjykatësit. Bjanku e mori Shqipërinë si shembull negativ për këtë proces.
“Jini ekstremisht të kujdesshëm. Gjithçka varet prej asaj se kush dhe si i gjykon gjykatësit. Kjo do të jetë determinues për suksesin tuaj. Nëse reformat bëhen për qëllime politike, të jeni të bindur se do të dështojnë. Përndryshe, shoh një rrezik dhe rrugë qorre sikur që po ndodhë në Shqipëri”, tha Bianku.
Kishte edhe ekspertë që mendonin se nuk duhet bërë veting fare, por se secili institucion më vete duhet të mësohet të filtrojë ata që nuk e bëjnë punën siç duhet.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë