Rama: Sazani nuk është shitur dhe nuk do të shitet, vijojnë negociatat për projektin Kushner
Kryeministri Edi Rama ishte këtë të hënë në Vlorë, ku foli për projektin Kushner në ishullin e Sazanit. Kryeministri nuk zbuloi se kur do të fillojnë ndërtimet në ishull, por tha se Sazani nuk është shitur dhe nuk do të shitet, pasi do të mbetet gjithnjë pjesë e Republikës së Shqipërisë.
Kreu i qeverisë tha se negociatat ende nuk kanë përfunduar dhe se projekti ka ndryshuar dhe do të ketë më pak ndërtime me profil kulturor dhe artistik.
“Nuk e kemi shitur dhe nuk e shesim ishullin. Sazani është pronë e RSH dhe do të mbetet. Nuk e kemi përfunduar negociatën për Sazanin. Sepse Republika e Shqipërisë do jetë pjesë e kompanisë së përbashkët që do investojë dhe administrojë ishullin. Shqiptarët janë të përfaqësuar në këtë iniciativë. Nuk do jetë i mbyllur. Nuk do bëhet rezervat, projekti i Sazanit ka ndryshuar si proces si projekt ndërtimi. Do ketë shumë pak ndërtime. Do ketë profil kulturor, artistik.”
Ai shtoi se projekti është ndër më të bukurit në Mesdhe dhe se, së bashku me zonën përballë Sazanit dhe me arkitektë të njohur ndërkombëtarë, do të sjellë zhvillim për zonën dhe rritje të vlerës së investimeve përreth.
“Do rritet vlera dhe çmimi i gjithë investimeve që do bëhen. Pa diskutim që kjo do sjellë të mira për Vlorën. Ata që e shikojnë ngushtë dhe mendojnë se po e marrin të huajt nuk e kuptojnë impaktin e këtyre zhvillimeve,” tha Rama.
“Dje ‘Komandant’ me pagesë, po sot shërbëtor me çfarë”? Rama reagon sërish për Dritan Goxhajn
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
Dita e 24-tët e protestave në Tiranë, pas dy orësh fjalimesh para Kryeministrisë qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar