Rritet sërish çmimi naftës, Bordi Transparencës del me njoftimin e fundit
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Bordi i Transparencës ka miratuar këtë të premte çmimet e reja tavan për shitjen e karburanteve në vend, të cilat do të hyjnë në fuqi menjëherë në orën 16:00 dhe do të mbeten në fuqi deri në vendimin e radhës.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 është përcaktuar në 210 lekë për litër, ndërsa për shitjen me shumicë në 198 lekë për litër.
Ndërkohë, për benzinën, çmimi tavan në pakicë është vendosur në 176 lekë për litër, ndërsa në shumicë 164 lekë për litër.
Autoritetet theksojnë se të gjithë operatorët e tregut të hidrokarbureve janë të detyruar të zbatojnë këtë vendim. Në rast të shkeljeve, paralajmërohet pezullim i aktivitetit për subjektet që nuk respektojnë çmimet e vendosura.
Institucionet përgjegjëse, përfshirë Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, deklarojnë se mbeten të angazhuara për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.
Në një sqarim shtesë, bëhet e ditur se bazuar në Aktin Normativ nr. 1, datë 3 prill 2026, niveli i akcizës ulet në 80% vetëm në rast se çmimet e karburanteve kalojnë kufijtë prej 220 lekë/litër për gazoilin dhe 200 lekë/litër për benzinën. Me çmimet aktuale nën këtë prag, akciza do të vijojë të aplikohet në nivelin e plotë, 100%.
Trump i përgjigjet kritikëve pas marrëveshjes me Iranin: A nuk isha mjaftueshëm i fortë? Budallenj!
Përplasje opozitë-mazhorancë në Kuvend, Balla sfidon Berishën: Dil sot në protestë po ta mbajti
Tensione në seancë, Meta debaton me gjyqtarin Bani: Jeni ekstremisht i njëanshëm
- 21:00 Fitorja që tronditi laburistët dhe themelet e Starmer në Britani
- 20:48 Zvicra kalon ligjin e ri kundër antisemitizmit, gjobë dhe ndjekje penale për personat që shfaqin në publik simbole naziste
- 20:31 Mbrojtësi uzbek Khusanov i dhuroi një fanelë kameramanit me të cilin u përplas gjatë ndeshjes ndaj Kolumbisë
- 20:30 Protestuesi thirrje për bashkim përtej ndasive politike: Jemi këtu si shqiptarë
- 20:28 Reagon familja e Messit pas lajmit “fake” se babai yllit argjentinas ishte ndarë nga jeta
- 20:27 Irani kthehet në çështje politike në Kupën e Botës 2026