Manastiri i Kryeengjëjve në Derviçan shpallet ‘Monument Kulture’

22 Prill 2026 | 14:30

Manastiri i Kryeengjëjve në Derviçan, një prej kishave dhe manastireve të shumta të luginës së Drinos është shpallur ‘Monument Kulture’ Kategoria I.

Miratimi i projektit hap rrugën për nisjen e punimeve të zbatimit, të cilat synojnë rikthimin e funksionit dhe jetueshmërisë së manastirit, duke e kthyer atë në një hapësirë të gjallë për komunitetin dhe trashëgiminë kulturore, si dhe duke pasuruar itineraret turistike të vendit.

Kjo do të jetë ndërhyrja e parë e plotë për ringritjen e konakëve, të cilët aktualisht janë në gjendje të degraduar.

Ajo përfshin pastrimin, konsolidimin e muraturës dhe rindërtimin e elementeve tradicionale si çatitë, dyshemetë dhe strukturat prej druri.

Manastiri i Kryeengjëjve është një nga ansamblet më të rëndësishme shpirtërore dhe arkitekturore të Derviçanit, me vlera të spikatura historike dhe identitare.

Kompleksi, i përbërë nga kisha dhe konakët, dëshmon traditën e ndërtimit në gur dhe organizimin e jetës monastike ndër shekuj.I pozicionuar në pllajën e Malit të Gjerë, mbi fshatin Derviçan, manastiri është një ndërtim më i ri në krahasim me komplekset e tjera të kësaj lugine, por ka vlera të shumta dhe dëshmon për zhvillimin dhe larminë tipologjike të ndërtimeve të arkitekturës pasbizantine.

Si në të gjitha kishat e Dropullit, edhe këtu është përdorur e njëjta teknikë ndërtimi, muraturë me gurë shtresore, të vendosur në radhë të rregullta e të lidhur me llaç gëlqereje. Mbulesa e çatisë është me rrasa guri. Si kohë ndërtimi mendohet që manastiri t’i përkasë shekullit të 18-të.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Komedia me nota dramatike shfaqet në Elbasan, “Për një fjalë goje” sjell humor dhe reflektim

Komedia me nota dramatike “Për një fjalë goje”, me regji të Altin Bashës, u ngjit në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan, duke sjellë për...
17:19 | 20/06/2026

“Feja nën regjimin komunist”, libri i Aleksandër Suliotit sjell një kapitull të historisë shqiptare nën diktaturë

“Feja nën regjimin komunist” është libri më i ri i Aleksandër Ikonomidhi Sulioti, i cili lindi si një nismë për të trajtuar një temë pak...
19:21 | 19/06/2026

Torra Veneciane dhe Amfiteatri i Durrësit, në qendër të interesit të turistëve

Sitet arkeologjike dhe historike të Durrësit po tërheqin një numër gjithnjë e më të lartë vizitorësh të interesuar për historinë, kulturën dhe trashëgiminë e qytetit...
17:49 | 19/06/2026