Rama paralajmëron Spiropalin me përjashtim nga Grupi Parlamentar

27 Prill 2026 | 15:00

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali nga Grupi Parlamentar, pas qëndrimeve dhe postimeve të saj në rrjetet sociale.

Burime për Euronews nga brenda mbledhjes thonë se gjatë fjalës së tij në fund të mbledhjes së kësaj të hëne, Rama është ndalur disa minuta tek Spiropali, duke përmendur mungesën e saj në votime dhe reagimet e saj publike.

“Herën e parë nuk erdhe në votim. Herën e dytë bërë çarçafin (i referohet postimit në fb) dhe herën e tretë nuk ka, del jashtë këtij grupi”, mësohet të ketë thënë Rama, duke e paralajmëruar për përjashtim nga grupi parlamentar.

Kryeministri, sipas të njëjtave burime, ka theksuar gjithashtu se në parti “nuk mund të krijohen drama”, duke iu drejtuar drejtpërdrejt Spiropalit:

“Tek puna e partisë nuk mund të bëni drama, dhe për këtë po të drejtohem ty Elisa. Nuk dua të krijoni situata në parti. Partia ka dy ngjyra, bardhë e zi. ose bardhë dhe me ne, ose zi dhe përballë nesh.”

Më tej, Rama ka shtuar se kjo ishte përgjigje për postimet e saj në rrjetet sociale.

Në fund të mbledhjes, sipas burimeve, Elisa Spiropali ka kërkuar të marrë fjalën, por nuk është lejuar.

“Ti s’mund të replikosh këtu, ti nuk merr fjalë më, me ty është investuar PS dhe unë”, mësohet të ketë thënë kryeministri në përfundim të diskutimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan punimet në Bypass-in e Tiranës, ku deri...
13:26 | 28/07/2026

Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar këtë të martë ankimin e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros ndaj 25 pasurive të paluajtshme. Shkalla...
12:54 | 28/07/2026

Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit

Ekonomia shqiptare vijon të ndjekë një trajektore të qëndrueshme rritjeje dhe konsolidimi gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, ndërsa treguesit fiskalë dhe makroekonomikë konfirmojnë...
12:26 | 28/07/2026