Bletaria si traditë familjare në Cërrik, historia e familjes Toska
Në Shtermen të Cërrikut, familja Toska prej dekadash i është përkushtuar bletarisë, një traditë e trashëguar ndër breza. Sot, 43-vjeçari Ermal Toska vijon këtë zanat familjar së bashku me vëllain, duke menaxhuar rreth 700 koshere bletësh.
“Ne kemi shumë vite që merremi me bletë dhe e kemi të trashëguar nga babai. Ai ka rreth 50 vjet që merret me këtë punë dhe na e ka përcjellë edhe ne, mua, vëllait dhe motrës sime. E kemi pasion dhe do mundohemi t’ua trashëgojmë edhe fëmijëve tanë”, thotë Ermal Toska, bletërritës.
Por puna e bletarisë nuk është pa sfida.
“Vështirësitë janë të ndryshme, që nga sëmundjet e bletëve deri te shtegtimet që bëjmë në zona si Erseka, Saranda apo Pogradeci. Problemi kryesor është transporti dhe gjetja e vendeve për t’i vendosur kosheret. Duhet punë e përditshme, duhet kontroll çdo ditë”, thotë ai.
Sezoni aktual konsiderohet ndër më të ngarkuarit për bletarët, pasi kërkon kujdes të vazhdueshëm dhe përgatitje për vitin e ardhshëm.
“Ne merremi edhe me qumështin e bletës dhe bëjmë përgatitjet për sezonin e ri. Duhet të jesh çdo ditë pranë bletëve, t’i kontrollosh dhe t’i menaxhosh, vetëm kështu shmangen problemet”, thotë Toska.
Produktet e familjes Toska nuk mbeten vetëm në tregun vendas, por eksportohen edhe jashtë vendit.
“Shumicën e produkteve e shesim. Eksportojmë në Itali, Angli dhe Greqi”, thotë ai.
Pavarësisht sfidave, familja Toska synon ta ruajë dhe ta përcjellë këtë traditë edhe te brezat e rinj, duke mbajtur gjallë një nga zanatet më të vjetra të zonës.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5