Tahiri: Kurti tentoi të “eliminonte” Vjosa Osmanin, gabimi i tij më i madh politik
Xhafer Tahiri, anëtar i LDK tha në një intervistë për Euronews Albania se Lidhja Demokratike e Kosovës është unison në mbështetje të rikthimit të Vjosa Osmanit për një mandat tjetër në Presidencë.
Tahiri u shpreh se, me gjithë mbështetjen e madhe që Osmani ka edhe ndër votuesit e LVV, Kurti tentoi ta eliminojë politikisht në atë që e cilësoi gabimin më të madh politik të kreut të LVV.
“Ka një unitet të plotë në LDK për rikthimin e Osmanit në Presidencë, të anëtarësisë dhe jo vetëm.
Kurti tentoi të eliminojë politikisht presidenten Osmani në kohën kur, nga të dhënat që kam parë vetë, mbi 80 për qind e votuesve të LVV dhe LDK kërkojnë Osmanin për një mandat tjetër, bazuar në punën e shkëlqyer që bëri në 5 vitet e fundit në përfaqësimin e Kosovës në botë, në marrëdhëniet me SHBA dhe presidentin Trump, dhe moskandidimi i saj po na dërgon në zgjedhje të panevojshme që ishin të shmangshme kur qytetarët e Kosovës kërkojnë stabilitet. Veprimi i Kurtit për të mos përkrahur Osmanin është gabimi i tij më i madh politik, ishte një tentim për të eliminuar politikisht Osmanin”, tha Tahiri.
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 19:58 Dosja Epstein, autoritetet britanike vlerësojnë se hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)