Rritet frekuentimi i llixhave të Elbasanit, vizitorë të shumtë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora

22 Maj 2026 | 17:35

Qytetarë nga Shqipëria dhe Kosova vijojnë të frekuentojnë llixhat e Elbasanit për kurim dhe relaks duke tërhequr vizitorë jo vetëm nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe nga Kosova dhe diaspora. Ata thonë se uji termal dhe fizioterapia u sjellin lehtësim të ndjeshëm pas trajtimeve, ndërsa qendra termale mirëpret çdo vit mijëra pacientë.

Personat me probleme reumatizmale, respiratore dhe sëmundje të tjera kronike i frekuentojnë ujërat termale disa herë në vit për të përfituar nga vetitë e tyre kuruese.

Elbasani shërben çdo vit për rreth 17 mijë persona që kërkojnë trajtime në llixha ndërsa frekuentuesit shprehen se efektet pozitive ndihen pas kurave dhe shumë prej tyre kthehen rregullisht prej vitesh:

“Ne jemi nga rrethi i Prizrenit dhe këtu vijmë prej 10 vitesh… uji i Elbasanit është më i preferuar për organizmin…”

“Unë vij prej 5 vitesh rregullisht… uji është shumë i mirë dhe të bën hajër…”

“Vijmë nga Suhareka dy herë në vit, prej 20 vitesh… ky ujë është më shërues…”

Ata theksojnë se përveç ujit termal, edhe fizioterapia dhe kontrollet mjekësore janë një arsye e rëndësishme për rikthimin e tyre çdo vit.

Një pjesë e vizitorëve thonë se ndjekin edhe rekomandimet e mjekëve për trajtimet dhe frekuencën e përdorimit të ujërave termale, duke raportuar lehtësim pas përfundimit të kurave.

Edhe këtë sezon, llixhat e Elbasanit mbeten një pikë e qëndrueshme rehabilitimi dhe shëndeti, ku vizitorët kërkojnë kurim, kujdes mjekësor dhe përmirësim të gjendjes së tyre shëndetësore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026