Kuçana: Zgjedhjet në PD tregojnë gjallëri, diskutimi tani duhet të jetë për ekipin

23 Maj 2026 | 21:06

E ftuar në emisionin Review me Greta Topjanën, Ilirjana Kuçana, anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, u ndal te zgjedhjet e zhvilluara këtë të shtunë nga anëtarësia e PD-së për kreun e partisë, ku kandidat i vetëm ishte kryetari aktual Sali Berisha.

Kuçana vlerësoi se pjesëmarrja dhe zhurma për votimin anë tregues pozitivë. Ajo shtoi se “nuk do të ishte mirë të ishte shumë e qetë situata në Partinë Demokratike”, duke argumentuar se kjo tregon gjallëri dhe angazhim brenda strukturave të saj.

Duke folur për rezultatin, ajo u shpreh se e ka mbështetur Sali Berisha që në nismën e “Foltores”, duke e konsideruar si figurën që “shpëtoi pluralizmin politik” dhe që mbajti të bashkuar Partinë Demokratike. Ajo theksoi se sfida e radhës për PD-në nuk është më kreu i partisë, por ndërtimi i një ekipi të fortë dhe funksional, që sipas saj është thelbësor për përballjen politike në vijim.

“Do t’ju thoja proces jo i qetë, sepse kur ka dëshirë për votim edhe votim masiv, patjetër që është mirë. Nuk do të ishte mirë të ishte shumë e qetë situata në Partinë Demokratike dhe mendoj që tashmë Partia Demokratike nuk është mësuar që të ketë situata kaq të qeta prej kohësh, kështu që qetësia nuk i bën shumë mirë. Patjetër, përtej kësaj, ta nisim për ta shtensionuar pak, sepse gjithë këtë ditë ka pasur diskutime për garën. A duhet tashmë sot të marrë fund, po themi, një nga diskutimet më të diskutuara në kaq vite në politikë? Sot është mbajtur një referendum, një referendum ku duhet të themi që unë them atë që besoj patjetër. Unë jo vetëm që kam votuar, por do ta votoja zotin Berisha përballë çdo kandidati. Do ta argumentoj pse jam nga ato që janë bashkuar ndër të parat me zotin Berisha që në nismën e Foltores. Besoj që është njeriu që shpëtoi pluralizmin politik. Mendoj që Partia Demokratike kaloi një kalvar të madh, ku demokratët në fund fare ishin ata që, po themi, përjetuan ato ndasitë që nuk duhet t’i përjetonin dhe ai arriti të mbajë Partinë Demokratike të bashkuar. Arriti të ketë sot një opozitë të konsoliduar. Patjetër që kjo nuk mjafton, por besoj që pas kësaj ne tashmë duhet të jemi gati, sepse pas rikonfirmimit të kryetarit të Partisë Demokratike kemi zgjedhjen e organeve të tjera që janë shumë të rëndësishme. Dhe po ta shikosh, një nga diskutimet që bëhet sot është kryetari, ndërsa unë mendoj që një lider dhe një trajner, sado i mirë të jetë, i duhet një ekip i fortë dhe i duhet një ekip i mirë. Dhe mendoj që diskutimi duhet të jetë pikërisht tashmë për ekipin që do të jetë i Partisë Demokratike, që do të jetë dhe do të hidhet në fushën e lojës, ku duhet të themi është përballë”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026