“Trump ka pasur 34 akuza”, Manjani: Nuk bëri asnjë ditë paraburgim dhe sot është President
Juristi Ylli Manjani komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij.
Sipas tij, akuzat për të cilat po gjykohet Veliaj mund të gjykohen edhe në gjendje të lirë, për sa kohë ishte vetë Gjykata Kushtetuese që e ktheu në detyrë duke rrëzuar vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij.
Manjani solli në vëmendje rastin e Donald Trump, që siç tha kishte 34 akuza, por nuk bëri asnjë ditë paraburgim dhe sot është presidenti i SHBA.
“Çfarë kusuri ka votuesi i Tiranës që ta lënë pa kryetar bashkie? Shpejtësia është parim i rëndësishëm përgjegjshmërie. Gjykata duhet të japë zgjidhje. Po flasim për një të zgjedhur vendor, nuk kemi njeri të dytë për ta krahasuar, është në detyrë. Gjykata Kushtetuese refuzoi shkarkimin e kryetarit të bashkisë, duhet të vazhdonte aty ku e la, ose do revokonte vendimin e vet dhe ta shkarkonte.
Donald Trump ka pasur 34 akuza, nuk bëri asnjë ditë paraburgim, sot është president i SHBA.
Ku ka ndodhur në botën demokratike nga zyra e kryebashkiakut në burg, vetëm kur shkelja lidhet me detyrën. Kjo çështje mund të gjykohet edhe në gjendje të lirë, lëre të vazhdojë detyrën dhe le të vijë në gjyq”, tha Manjani.
“Dje ‘Komandant’ me pagesë, po sot shërbëtor me çfarë”? Rama reagon sërish për Dritan Goxhajn
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
Dita e 24-tët e protestave në Tiranë, pas dy orësh fjalimesh para Kryeministrisë qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar