Shembjet e ndërtimeve në Theth, Marjana Koçeku: Kërkoj falje, tash do ju përfaqësoj si duhet
18 Qershor 2026 |
09:59
Deputetja Marjana Koçeku ka shprehur pendesë që nuk ka reaguar lidhur me aksionin e qeverisë për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth.
Koçeku e cila disa ditë më parë njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS përmes një postimi në rrjetet sociale tregon se ky aksion ishte një nga krisjet me Partinë Socialiste. Ajo u kërkon falje banorëve të Thethit, ndërsa u premton se nga sot do t’i përfaqësojë si duhet.
“I kërkoj falje prej zemre Thethit. Ajo ngjarje ka kenë ndër goditjet ma të mëdha emocionale që kam marrë n’jetën teme. Unë nuk kjaj, por njato ditë kam kja ma shumë se kur m’ka vdekë baba. Betohem në 7 shenjtorët që besoj ma shumë se tash kam me ju përfaqësue si duhet. S’ka me i fye kush ma ato male siç i kanë fye”, shkruan Koçeku.

Lajme të Sugjeruara
Deputetët e opozitës bllokojnë foltoren, Peleshi ndërpret dy herë seancën pas tensioneve në Kuvend
Tensione janë regjistruar në Kuvend, këtë të enjte ku deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren gjatë seancës plenare. Tensionet erdhën pasi kryetari i opozitës Sali...
Përplasje opozitë-mazhorancë në Kuvend, Balla sfidon Berishën: Dil sot në protestë po ta mbajti
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi ndaj fjalës së kryedemokratit Sali Berisha në Kuvend i cili kërkoi ndryshimin e rendit të...
Berisha nga Kuvendi: Qytetarët janë ngritur në mbrojtje të demokracisë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar sërish qeverinë për shkelje të rendit kushtetues dhe të drejtave të qytetarëve. Sipas tij, protestat e zhvilluara...
- 12:15 Kremlini: Trump ‘i ndikuar nga ide të dëmshme’ në samitin e G7-ës
- 11:39 SPAK operacion në Devoll, kontrolle në banesën e ish-zyrtarit të AMP-së
- 11:29 Skënder Hita pret drejtuesit e lartë të Policisë italiane, fokus te siguria dhe lufta ndaj krimit
- 11:28 Berisha: Kjo nuk është lëvizje anti-Trump, por është lëvizje për shtetin ligjor dhe transparencën
- 11:26 Deputetët e opozitës bllokojnë foltoren, Peleshi ndërpret dy herë seancën pas tensioneve në Kuvend
- 11:15 Trump i përgjigjet kritikëve pas marrëveshjes me Iranin: A nuk isha mjaftueshëm i fortë? Budallenj!