Pakistani: Do të marrim pjesë nesër në bisedimet SHBA-Iran në Zvicër së bashku me Katarin

20 Qershor 2026 | 16:36

Pakistani dhe Katari do të marrin pjesë në bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit në Zvicër nesër. Kështu njoftoi këtë të shtunë Ministria e Jashtme pakistaneze.

“Bisedimet në nivel teknik do të mbahen në vendpushimin malor zviceran të Burgenstock,” tha ministria, duke shtuar se zyrtarë nga Pakistani dhe Katari do të marrin pjesë në diskutime si ndërmjetës.

“Pakistani do të vazhdojë të lehtësojë procesin në rolin e tij si ndërmjetës, me qëllim avancimin e mirëkuptimeve të arritura në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit të Islamabadit”, thuhet në deklaratë.

Irani dhe SHBA-të kanë konfirmuar se do të dërgojnë delegacione në bisedimet zvicerane, edhe pse luftimet e vazhdueshme në Liban kërcënojnë të prishin procesin diplomatik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tubimi i opozitës iraniane në Paris, arrestohen 20 persona

Protestuesit kundër ekzekutimeve politike në Iran u mblodhën në Paris të shtunën në kundërshtim me ndalimin e tubimit që e njoftoi policia të enjten. Mësohet...
18:39 | 20/06/2026

Gazetari nga SHBA-ja: Marrëveshja me Iranin, e detyruar. Do të sillte një katastrofë globale

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA në emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me memorandumin e...
18:33 | 20/06/2026

Analiza në “Balkan Talks”, gazetari: Erdogani synon të rrisë ndikimin e Turqisë në Lindjen e Mesme

I ftuar në emisionin “Balkan Talks”, gazetari shqiptar me banim në Turqi, Sokol Brahaj, ka analizuar zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe qasjen e presidentit...
18:24 | 20/06/2026