Rritet numri i vizitave dentare në verë, specialistët: Mos i neglizhoni dhëmbët e qumështit

20 Qershor 2026 | 17:32

Stina e verës ul vigjilencën për kujdesin oral, veçanërisht tek fëmijët. Këtë e konfirmojnë edhe specialistët, të cilët thonë se gjatë kësaj periudhe rritet numri i vizitave stomatologjike në sistemin publik.

Belisa Pilafi Kaleci, drejtuese e Klinikës Stomatologjike Universitare, bën me dije se një nga dilemat më të shpeshta të prindërve mbetet trajtimi i dhëmbëve të qumështit.

Dhembë qumështi i shëndetshëm do të thotë dhëmbë të përhershëm të shëndetshëm. Absolutisht duhet të mbushen dhe ata dhe të trajtohen në kohë”, thotë Belisa Pilafi Kaleci, drejtuese e Klinikës Stomatologjike Universitare.

Sipas stomatologëve, vera sjell edhe një tjetër problematikë, rritjen e traumave dentare tek fëmijët si pasojë e rrëzimeve. Në këto raste, prindërit duhet të dinë si të reagojnë menjëherë.

Për një shëndet oral të mirë, specialistët këshillojnë larjen e dhëmbëve dy herë në ditë dhe kontrolle periodike të paktën dy herë në vit, për të identifikuar në kohë problematikat dhe për të parandaluar komplikacionet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Digjet një makinë në autostradën Tiranë–Durrës (VIDEO)

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është djegur thuajse tërësisht këtë të shtunë në autostradën Durrës–Tiranë. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar lëndime....
19:12 | 20/06/2026

Protesta në Tiranë, diaspora i bashkohet marshimit drejt Kryeministrisë

Marshimi i qytetarëve dhe aktivistëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt Kryeministrisë ka nisur më herët se sa ishte parashikuar, ndërsa protestuesve u janë bashkuar...
19:06 | 20/06/2026

LIVE – Dita e 21-të e protestës, qytetarët dhe shqiptarët nga diaspora mblidhen para Kryeministrisë

Tirana hyn sot në ditën e 21-të të protestave kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa është paralajmëruar se protesta e sotme do të jetë...
18:39 | 20/06/2026