Maqedonia e Veriut shtyn zgjedhjet Parlamentare për shkak të coronavirusit

17 Mars 2020 | 15:52

Liderët e partive politike në Maqedoninë e Veriut kanë marrë vendim unanim për të shtyrë zgjedhjet e parakohshme parlamentare që ishin parashikuar të mbaheshin në 12 prill.

Por mbetet ende e paqartë nëse do të rithirret Kuvendi i shpërndarë, apo vendi do të vijojë të mbetet pa Kuvend.

Lideri i opozitës, ka kundërshtuar idenë për të thirrur Kuvendin, duke kërkuar që ekspertët juridikë të gjejnë zgjidhje tjetër me Presidentin.

Ndërkohë, kreu i LSDM, Zoran Zaev u shpreh se tashmë Presidenti dhe ekspertët do të duhet të gjejnë zgjidhje për anulimin e zgjedhjeve.

“Sot i dhamë të drejtë Presidentit të Shtetit për thirrjen e ekspertëve dhe gjetjen e formulës juridike për anulimin e zgjedhjeve deri sa të qetësohet situata”, ka deklaruar z. Zaev.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026