48 raste me coronavirus në Maqedoninë e Veriut, mes tyre një vajzë 4-vjeçare
Numri i të prekurve me coronavirus në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 48, teksa 6 raste të reja janë identifikuar vetëm ditën e sotme.
Autoritetet shëndetësore bënë me dije se mes të prekurve të fundit është edhe një vajzë 4-vjeçare e cila sapo ishte kthyer nga Anglia.
Vatra e të prekurve nga COVID-19 në RMV mbetet Dibra e Madhe, por gjatë ditëve të fundit raste të prekurish janë regjistruar edhe në Shkup e Strugë.
Një ditë më parë, në një lidhje live me emisionin Ilva Now, mjeku nga Dibra e madhe, Arben Agolli i cili bashkë me një mjek dhe 2 infermiere u infektuan me coronavirus teksa iu shërbenin pacientëve, rrëfeu se masat mbrojtëse që përdornin në spital ishin modeste, vetëm maskë, doreza dhe kapele.
Mund të lexoni gjithashtu:
Maqedonia e Veriut shpall gjendjen e jashtëzakonshme për 30 ditë
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë