Rritet numri i të prekurve me COVID-19 në RMV, një 66-vjeçare ndërron jetë

28 Mars 2020 | 14:27

Maqedonia e Veriut po përballet me shtimin e rasteve me COVID-19. Përgjatë 24 orëve të fundit raportohet se janë regjistruar 22 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve në 241 persona. Për shkak të gjendjes së rëndë, një 66-vjeçare nga Struga ndërroi jetë ditën e sotme, ndërsa vuante nga hipertensioni dhe mushkëritë.

Euronews Albania ka mësuar se 66-vjeçarja ishte diagnositikuar ditën e djeshme me virusin pas izolimit disa ditor, i cili kishte ardhur si pasojë e kontaktit të saj me një mjek nga Dibra që ishte i infektuar me COVID-19.

Gruaja nga Struga kishte caktuar kontroll për virusin më 24 mars të këtij muaji, por burokracitë institucionale e kanë penguar atë që të shtrohet në spital dhe të mjekohet. Për këtë arsye neglizhence, ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut është shprehur se do të hetojë rastin e të ndjerës se përse nuk i është mundësuar shërbimi spitalor, sipas kërkesës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026