A dështuan bodyguard-et e Berishës? Përgjigjet avokati Logu
Avokati Besart Logu, komentoi incidentin e ndodhur mesditën e 6 dhjetorit ku Gert Shehu goditi me grusht kreun e PD-së Sali Berisha në mes të turmës.
Në një intervistë për Euroneës Albania ai theksoi se bodyguard-et e Berishës nuk ishin profesionistë ndërsa shtoi se ata nuk ishin të caktuar nga garda.
“Nuk e di nëse bodyguard-et kanë trajnim të specializua, kanë mbaruar kurse, janë ish-efektivë të gardës, sepse të tillë njerëz duhet të dinë se si të reagojnë ndaj situatave të caktuara. Për bodyguardet në fjalë nuk i ka caktuar garda dhe nuk janë profesionistë”-theksoi Logu.
Më tej ai theksoi se ishte pro mbajtjes së protestës dhe pse është mbështetës i Enkelejd Alibeajt.“Unë isha pro mbajtjes së protestës dhe pse nuk mora pjesë. Unë jam në PD-në zyrtare, por rikthemelimi është një realitet politik”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës