A do e njohë Serbia Kosovën? Eksperti: Do e bëj Vuçiç dhe do fitojë zgjedhjet
Jeton Halimi drejtori ekzekutiv i institutit për studime europiane dhe globale, ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania ku tha se Aleksandër Vuçiç do i fitojë zgjedhjet në Serbi dhe se ai ka për të njohur “de juro” dhe “de facto” Kosovën, si një shtet sovran e të pavarur.
Sipas ekspertit tashmë Serbia e njeh Kosovën pasi i njeh dokumentet e saj, ndërsa i komentoi fjalimet e Vuçiçit si fjalime të nevojshme në prag fushate, pasi kështu mund të fitojë më shumë vota.
“Kjo është fushatë e Vuçiçit, e do jetë e fundit. Ai do i pranojë këto zgjedhje pasi të pranojë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Serbia i ka njohur dokumentet e Kosovës. Ne shkojmë në Serbi me dokumente të Kosovës, na i njohin dokumentet, patentët.
Në momentin që ti më njeh dokumentet kjo “de facto” është njohje. Kjo është politik e Vuçiçit që thotë se nuk do e njohë Kosovën se është në fushatë. Vuçiç do ta njohë Kosovën, mbase ndodh pas 2, 3, apo 5 vitesh, por do e njoh Kosovën si shtet të pavarur e sovran”,-tha eksperti.
LEXONI GJITHASHTU:
- “SHBA dhe Europa s’duhet t’i besojnë Serbisë”, Sinani: Mund të importojë luftëra…
- Serbia fushatë me Milosheviçin, Daçiç: Mbrojti serbët, nipi do jetë deputeti ynë
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 09:27 Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)
- 09:18 Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave