A do jetë gati Broja për Euro 2024 pas lëndimeve? Flet fizioterapisti i Kombëtares
Fizioterapisti i Kombëtares, Ilvi Begolli tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se Armando Broja është gati për Euro 2024.
Ai sqaroi se futbollisti ka pasur një dëmtim që tashmë është rikuperuar dhe derisa ta marrë veten plotësisht duhet të luajë me minuta të shkurtra.
“Fizikisht është gati, por patjetër me minuta të shkurtra derisa të kthehet në maksimumin e vet. I njëjti diskutim do të jetë edhe për Kumbullën. Të tillë lojtarë dhe të tilla dëmtime duan një kohë rikuperimi pak të gjatë, është goxha impenjative si për stafin mjekësor, si për lojtarin. Lojtari futet në fushën e lojës, ne themi që është shumë mirë dhe në një moment që bën një sprint e kap një bllokim muskular, detyrohet të rrijë 5-6 ditë jashtë, pastaj kthehet prapë. Më besoni që intensiteti që duhet nga ana fizike për një ndeshje, nuk është si intensiteti i një stërvitje,” – u shpreh Begolli.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht