“Trajner më fal, më merr në Gjermani”-Gazetarja: Broja dukej sikur i lutej Sylvinhos

20 Nëntor 2023 | 22:13

Gazetarja Esmeralda Mulaj është shprehur se futbollisti Armando Broja dukej se ishte gati duke iu lutur trajnerit Sylvinho që ta merrte në Gjermani me Kombëtaren.

Komentet Mulaj i bëri në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se konfliktet e Brojës me Sylvinhon kanë filluar shumë më parë, që me ndeshjen me Çekinë.

Ajo shtoi se askush nuk mund t’ja heqë meritat Brojës si lojtar, por sipas saj, ai duhet të jetë më shumë bashkëpunues me ekipin.

“Broja mu duk në një përmbledhje të shkurtër “trajner më fal, më merr me skuadrën në Gjermani”. Po sepse nëse nuk do ishte asgjë, do kishte reaguar shumë kohë më parë, sepse përplasja ka ndodhur shumë kohë më parë, që me Çekinë, që nuk e ndoqi as nga Tribuna ndeshjen.

Pas kualifikimit të Shqipërisë, edhe unë do të doja të isha aty pjesë e Kombëtares. Askush nuk ia heq meritat Brojës, por ndonjëherë duhet të jesh edhe bashkëpunues. Ai e kuptoi se me Silvonjon mund të rrijë edhe jashtë Europianit”, është shprehur Mulaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026