A do jetë më Gazment Bardhi sekretar i PD? Karabina: Këtë do e vendosë Kryesia
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Mirela Karabina ishte e ftuar këtë të diel në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth zhvillimeve të fundit në PD, ku ditën e djeshme Lulzim Basha u rishpall kryetar i Partisë Demokratike.
E pyetur nëse do jetë më Gazment Bardhi sekretar i Partisë Demokratike ajo tha se këtë gjë do e vendosë kryesia.
“Nuk di të them për këtë, do presim vendimin e kryesisë”,-tha ajo.
Ndërsa për 7 deputetët të cilët mbështetën Gazment Bardhin të cilët e quajtën anti-statutor procesin për zgjedhjen e kryetarit, Karabina u përgjigj:
“Është i njëjti grupim që gjatë fushatës kanë mbështetur kandidatët e Rithemelimit.
Ne pranuam të gjithë që do të ecnim në këtë rrugëtim pra do shkëputeshim nga e shkuara, do ecnim përkrahë partnerëve dhe aleatëve në papajtueshmëri me korrupsionin dhe me një parti demokratike që do e drejtonte vendin me integritet moral dhe profesional të njerëzve që do të bëjnë pjesë te ajo.
Në momentin që shkel parimet e kryesisë e mban një qëndrim tjetër, atëherë ti ke përgjegjësinë të sqarosh këtë qëndrim politik”,-tha Mirela Karabina.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona